Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së: Mbaje fytyrën nga drita, hijet mbeten pas

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së: Mbaje fytyrën nga drita, hijet mbeten pas

Socialistja Elisa Spiropali ka bërë një postim në Facebook, një ditë pas debateve në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së. “Të dielë të bukur. Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan Spiropali krahas fotos. Mbledhja e grupit parlamentar të PS me ministrat prodhoi një ditë më parë përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij dikasteri dhe ish-ministre e Jashtme. Burime nga kjo mbledhje i treguan gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama. Kur ministrja Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë. Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja...