Mesazhi amerikan për grupet kriminale të drogës: Për kë bien këmbanat?
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë iu rikthye kërcënimit që vjen nga lidhjet e grupeve kriminale shqiptare me kartelet e Amerikës Latine, një shqetësim i përsëritur i zyrtarëve amerikanë që, sipas ekspertëve, shenjestron lidhjet e krimit me politikën. Nga Blerina Gjoka/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës i konsiderojnë grupet kriminale shqiptare dhe lidhjet e tyre me kartelet e drogës në Amerikën Latine si rrezik për sigurinë e Shqipërisë, duke kërkuar forcim të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër tyre. Shqetësimi u përcoll nga e Ngarkuara me Punë në Tiranë, Nancy VanHorn, gjatë një mesazhi të publikuar të premten nga ambasada amerikane në Tiranë. “Rrjetet kriminale, përfshirë grupet shqiptare që bashkëpunojnë me kartelet e Amerikës Latine të përmendura nga Sekretari Rubio, përbëjnë kërcënime të...
Burimi:
syri.net