Mesazhet me Ballukun për të takuar Ramë Gecin, Rama: Unë takoj kë të dua, s’është çudi t’ia kem thënë ministres

Mesazhet me Ballukun për të takuar Ramë Gecin, Rama: Unë takoj kë të dua, s’është çudi t’ia kem thënë ministres

Kryeministri Rama u pyet gjatë konferencës për shtyp për disa mesazhe në dosjen e SPAK-ut për zv.kryeministren Balluku ku ai përmendet teksa i ka kërkuar numrit 2 të Qeverisë për të takuar biznesmenin Ramë Geci. Rama tha se detyra e tij është të takojë biznesmenë dhe sipërmarrës, teksa tha se nuk ka asnjë çudi në kërkesën e tij drejtuar Ballukut. “Ramë Geci është një njeri i nderuar që punëson mijëra persona, dhe që unë t’i them ministrave tako këtë tako atë unë këtë nuk e di për Ramë Gecin në atë rast, por e bëj për atë dhe gjithë shokët e Ramë Gecit sa herë është nevoja. Kryeministrat, kolegët e mi, u gjëmojnë nga pas sipërmarrësve dhe harxhojnë pjesë të kohës duke folur me ta...