“Mercenarët u paguan për të hedhur molotovë”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Më 20 shkurt, misionarët do të shpëtojnë vendin nga narko-regjimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një video-mesazh iu përgjigj deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën e opozitës më 10 shkurt. Rama tha se “mercenarët u paguan për të hedhur molotovë”, ndërsa Berisha tha se “më 20 shkurt, misionarët do të shpëtojnë vendin nga narko-regjimi”. “Sot, në monologun e tij të mashtrimit, Edi Rama lëshoi gënjeshtrën e radhës. Ai u tha qytetarëve se paska funksione të padelegueshme. I tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, nga anulimi i të gjitha takimeve që kishte në Mynih, ai përsëri, njëlloj si i mbyturi, kapet me fijen e barit. Po bën përpjekjen e fundit për të krijuar një mburojë ligjore ndaj vetes së tij. Cilido që dëgjoi Edi Ramën të flasë për funksione të padelegueshme, për të...
Burimi:
top-channel.tv