‘Mercenarë e rrugaçë’, Rama sulmon protestuesit, qytetarët i kthehen ashpër: Po shet Shqipërinë

‘Mercenarë e rrugaçë’, Rama sulmon protestuesit, qytetarët i kthehen ashpër: Po shet Shqipërinë

Një reagim i kryeministrit Edi Rama ndaj protestës së opozitës, të zhvilluar një ditë më parë, ka nxitur një valë të gjerë reagimesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Në postimin e tij, Rama i cilësoi si “mercenarë” dhe “rrugaçë” qytetarët që iu bashkuan protestës kundër korrupsionit qeveritar dhe qeverisjes së tij, duke iu referuar Evropës, ku sipas tij, akte të tilla kryhen vetëm nga huliganë, anarkistë apo ekstremistë. Por deklarata e kryeministrit ka shkaktuar reagim të fortë nga qytetarët, të cilët e kanë vënë Ramën përballë një sërë përgjegjësish që lidhen me korrupsionin, propagandën dhe dhunën ndaj qytetarëve. Komentuesit i kanë rikujtuar kryeministrit pazaret me pronat publike, aferat korruptive dhe ngjarjen e 21 Janarit, të cilën Rama, sipas tyre, e përdor çdo vit për sulme...