Mediu në Kongresin Amerikan: Forcim i partneritetit SHBA-Shqipëri dhe luftë e vendosur kundër karteleve të drogës
Kryetari i PR, njëkohësisht dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu u takua në Uashington DC me kongresmenin Pete Sessions, Kryetar i Nënkomisionit për Qeverisjen, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuan forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Mediu theksoi rëndësinë e reformave që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë, si dhe konsolidimin e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri. Reagimi i deputetit Fatmir Mediut: Washington DC Në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen...
Burimi:
syri.net