Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke Prothothema i ka kushtuar një artikull kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke u fokusuar në kontrastin mes qëndrimeve të tij të fundit ndaj Greqisë dhe prejardhjes familjare. Artikulli thekson se Rama shpesh shfaqet ironik dhe kritik ndaj grekëve, ndërkohë që sipas historikut të familjes, të dy prindërit e tij kanë origjinë nga zona me minoritarë grekë në Shqipëri. Sipas Prothothema, nëna e Kryeministrit Rama, Aneta Rama (Koleka), ishte nga fshati Vuno, në jugperëndim të vendit, i banuar kryesisht nga minoritarë dhe me disa shkolla greke që funksiononin në fillim të shekullit të 20-të. Artikulli thekson se Rama e paraqet ndryshe prejardhjen e saj, duke pretenduar se familja e tij vinte nga Mirdita, larg zonave me minoritet grek. Po ashtu, media greke rikujton se babai...