Media e madhe e Indisë/ Tirana në flakë: protesta kundër korrupsionit tronditin qeverinë Rama dhe rrugën drejt BE-së
Bëmat korruptive Rama - Balluku bëjnë jehonë deri në Indi. Media e madhe e gjigandit aziatik i ka kushtuar një artikull të veçantë protestë së opozitë në Tiranë duke vënë theksin tek aferat korruptive të qeverisë shqiptare dhe cënimin e rrugës së Shqipërise drejt BE-së për shkak të pengimit të drejtësisë nga kryeministri i vendit. Artikulli i India Today: Protestat kundër korrupsionit në Shqipëri u përshkallëzuan në dhunë të martën në mbrëmje, ndërsa turma të zemëruara u përleshën me policinë në qendër të Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku mes akuzave për korrupsion. Tymi mbuloi bulevardet kryesore të kryeqytetit, teksa protestuesit hodhën bomba molotov drejt ndërtesave qeveritare dhe brohoritën “Rama shko në shtëpi”. Mijëra qytetarë u mblodhën pranë Kryeministrisë, duke akuzuar qeverinë se...
Burimi:
syri.net