Medalja më e lartë e vendit! Rama në Abu Dhabi, surprizohet nga dhurata e veçantë e Mohammed Bin Zayed
Edi Rama dhe Mohammed Bin Zayed EMIRATET E BASHKUARA ARABE-Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të Samitit të Javës së Qëndrueshmërisë që mbahet në Abu Dhabi. Gjatë kësaj vizite, Rama është surprizuar nga një dhuratë marrëmendëse nga sheiku dhe presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Kreu i qeverisë ka ndarë pamjet ku është nderuar nga Mohamed bin Zayed Al Nahyan me medaljen më të lartë të vendit arab. Kujtojmë se 6 muaj më parë Rama nderoi me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, kur zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri. Edi Rama: Thellësisht i prekur prej surprizës së paimagjinueshme dhe nderimit të jashtëzakonshëm nga...
Burimi:
zeri.ai