Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Më thanë ‘i pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian”, Viktor Zhusti i rikthehet fotos me Adriatik Lapajn: Përgjigje për ‘respektuesit e vjetër’ dhe ‘armiqtë e rinj’
Aktori i njohur Viktor Zhusti i është rikthyer sërish përplasjes që pati me Adriatik Lapaj për publikimin e një fotoje, që sipas artistit i kishte kërkuar që të mos e publikonte. Në një reagim të radhës, Zhusti shprehet se e quajtën ‘të pafytyrë, pa dinjitet dhe Sorosian’. Reagimi i plotë: Pas një jave stuhie, kur Deti Facebook u përzie me keq se ai Adriatik dhe cunami ngriti në sipërfaqe e nxorri në breg, vlera dhe zgjyrë, për aq kohë të mbetura në errësirë, tani që u vërtetua, nga të dy anët e llogoreve, sa të gatshëm e me gisht në këmbëz ishim (ca nga vigjilenca, ca nga rajallëku e ca për hakmarrje), tani, që, më në fund, u mor vesh mirë: kush ka frikë dhe...