“Më shumë siguri në shkolla”, Rama për arsimin: Në vitin 2026 nis zbatimi i kurrikulave të reja
Kryeministri Edi Rama tha para gazetarëve se viti 2026 do të shënojë nisjen e aplikimit të kurrikulave të reja në sistemin arsimor, duke e cilësuar këtë vit si një periudhë me “hapa të rëndësishëm në arsim”. Në konferencën e fundit për mediat për këtë vit, Rama theksoi investimet në teknologji, infrastrukturë dhe siguri në shkolla, rritjen e numrit të laboratorëve inteligjentë, nisjen e projekteve të transportit dhe “smart city”, si dhe rishikimin e kurrikulave për arsimin parauniversitar dhe të lartë. “Dy fjalë, lidhur me arsimin. Më vjen mirë që kemi bërë hapa të rëndësishëm këtë vit në arsim. Duke nisur nga fuqizimi i sistemit të teknologjisë në dispozicion të nxënësve. Ka shkuar në 350 numri laboratorëve inteligjentë. Do punohet për të patur 1000 brenda vitit...
Burimi:
javanews.al