Me fishekzjarre nuk rrëzohet qeveria/ Myslim Murrizi: Revolucioni i opozitës është tallje
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër pas protestës së fundit të opozitës, duke e cilësuar retorikën për “revolucion” si mashtruese dhe tallëse ndaj qytetarëve. Në një postim kritik, Murrizi thekson se pretendimi për rrëzimin e qeverisë brenda datave 24–25 bie poshtë nga vetë zhvillimet politike, pasi kryeministri Edi Rama mbetet në detyrë dhe madje është votuar më 22 edhe nga disa deputetë të opozitës për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes. POSTIMI Opozita është një mision i vështirë, por fisnik, dhe protesta është një normë në një shoqëri formalisht pluraliste. Por të thuash se do të bëjmë “revolucion” dhe se do ta rrëzojmë qeverinë më datë 24, ndërkohë që më 25 Rama është sërish kryeministër – madje i votuar më 22 edhe...
Burimi:
ntv.al