“Më është falsifikuar firma”! Erion Veliaj depoziton kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Nuk e kam nënshkruar unë!

“Më është falsifikuar firma”! Erion Veliaj depoziton kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Nuk e kam nënshkruar unë!

erion veliaj-dokumenti (kallezim penal) TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”. Bëhet fjalë për një rast, nënshkrim që figuron në emër të kryebashkiakut, sikur ai të kishte marrë dijeni personalisht për një vendim gjyqësor. Veliaj pretendon në kallëzim se ky nuk është nënshkrimi i tij, teksa shton se për verifikim, ka kërkuar informacion edhe nga Burgu i Durrësit. Sipas kallëzimit penal, verifikimet zyrtare tregojnë se vendimi i Apelit nuk ka mbërritur asnjëherë në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet Veliaj. Kryebashkiaku pretendon se firma i është falsifikuar me qëllim që të aktivizohet në mënyrë fiktive afati i ushtrimit të rekursit në Gjykatën e Lartë. Në kallëzim kërkohet: regjistrimi i menjëhershëm i...