Me 79 vota pro, miratohet projekt rezoluta për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit. PD nuk mori pjesë në votim
Është miratuar me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër projekt-rezoluta për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit. Rezoluta u miratua pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët lajmëruan një ditë më parë se nuk do të marrin pjesë në seancë. Opozita pretendoi se seanca u thirr pa rend dite të miratuar dhe se mbledha ishte “axhendë personale e kryeministrit Edi Rama”. Projekt-rezoluta: Rezolutë për shpalljen e Republikës Islamike të Iranit si Shtet Sponsor i Terrorizmit dhe Shtet që përdor mjete terroriste. Kuvendi i Shqipërisë, Duke qenë se Republika e Shqipërisë është fuqimisht e përkushtuar ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të drejtës ndërkombëtare dhe mbrojtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare;Duke qenë se terrorizmi në të gjitha format dhe shfaqjet e...
Burimi:
top-channel.tv