“Më 24 të bashkohemi kundër hajdutërisë”, Balliu nga Kombinati: Lufta ndaj Ramës nuk është politike, por patriotike
Deputeti demokrat Klevis Balliu, ishte sot në krah të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës në foltoren e Degës 6. Gjatë fjalës së tij deputeti deklaroi se Edi Rama nuk është më një kundërshtar politik, por një armik i interesit kombëtar. Sipas Balliut, përmes abuzimeve dhe vjedhjeve sistematike, Rama ka shkatërruar Shqipërinë, ka rrënuar ekonominë dhe ka detyruar mijëra qytetarë të largohen nga vendi. “Duhet të guxojmë bashkarisht”, u shpreh Balliu, duke bërë thirrje për revoltë mbarëkombëtare kundër hajdutërisë dhe karteleve të lidhura me pushtetin. “Më 24, në orën 17:00, të bashkohemi kundër hajdutërisë dhe karteleve të Edi Ramës”, u shpreh deputeti. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv