“Më 24 janar, natën ta bëjmë ditë”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

“Më 24 janar, natën ta bëjmë ditë”/ Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë pa demokratët

Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij para Kryeministrisë, aty ku po mban ‘Foltoren’ e çdo të hënë. Berisha i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve t’i bashkohen në protestën e 24 janarit, duke u shprehur se ‘natën do e bëjnë ditë’. “Të dashur miq, kjo protestë e kësaj javë ka një rëndësi të veçantë sepse kjo javë është përcaktuese për 24 janarin, protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana ndonjëherë, zemërimin dhe guximin e shqiptarëve. Po vijmë nga parlamenti, ishte provokimi më i ulët që po iu bëhet shqiptarëve. Miq ka tejkaluar çdo lloj norme, çdo lloj morali, çdo lloj sjellje, shqiptarët po presin me padurim revoltën, kryengritjen paqësore, fitoren e opozitës. Shqiptarët po presin 24 janarin si ditën e tyre,...