Mbyllja e TikTok, “Kushtetuesja”: Cenoi lirinë e shprehjes! Reagon Rama: Pra, 90% e prindërve dhe mësuesve ishin gabim?

Mbyllja e TikTok, “Kushtetuesja”: Cenoi lirinë e shprehjes! Reagon Rama: Pra, 90% e prindërve dhe mësuesve ishin gabim?

foto ilustrim: edi rama-gjykata kushtetuese-tiktok TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mbyllja e TikTok cënoi lirinë e fjalës. Përmes një postimi në platformë në X, Rama shprehet se falë mbylljes së TikTok prindërit dhe mësuesit mund të jenë më të lehtësuar sot. Kreu i qeverisë theksoi se me vendimin e Kushtetueses, disa nga ata që shpërndajnë përmbajtje të dëmshme mund të ndjehen të inkurajuar. "Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un vetëm falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht nga impakti i mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat...