Mbyllja e Kadastrës Vlorë/ Zhupa: Vendim i paligjshëm, shton centralizimin abuziv dhe godet qytetarët

Mbyllja e Kadastrës Vlorë/ Zhupa: Vendim i paligjshëm, shton centralizimin abuziv dhe godet qytetarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj vendimit për mbylljen e Zyrës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Vlorë dhe transferimin e saj në Tiranë, duke e cilësuar atë si arbitrar, të paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Zhupa thekson se ky akt synon centralizimin abuziv të shërbimeve publike, cenon parimet e dekoncentrimit dhe decentralizimit, dëmton aksesin e qytetarëve në informacion dhe detyron punonjësit të heqin dorë nga marrëdhëniet e punës, ndërsa kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të vendimit dhe vendosjen e përgjegjësisë ligjore për autorët e tij. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Mbyllja e Zyrës së Kadastrës në Vlorë dhe transferimi i saj në Tiranë është një vendim arbitrar, i paligjshëm dhe thellësisht antikushtetues. Një akt i pabazuar në ligj që shkel çdo parim...