“Mbyllim për këtë vit protestat”, Berisha: Rikthehemi vitin e ardhshëm, për ta shndërruar këtë dimër në ngricë për qeverinë

“Mbyllim për këtë vit protestat”, Berisha: Rikthehemi vitin e ardhshëm, për ta shndërruar këtë dimër në ngricë për qeverinë

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e radhës përballë kryeministrisë, ka përshëndetur zgjedhjet në Kosovë. Ai tha se, ndryshe nga Shqipëria, Kosova tregon kulturë dhe demokraci në zgjedhje, duke ecur me hapa gjigantë drejt Bashkimit Evropian. “Shikoni Kosovën! Krenari për çdo shqiptar është Kosova. Krenari e madhe, por edhe shpresë! Një shtet që shpalli Pavarësinë pak vite më parë, një shtet ku shqiptarët janë shumicë. Një shtet që ecën me hapa gjigantë drejt BE-së. Një shtet që, sipas studiuesve, është vetëm 6 vite larg standardeve evropiane, kundrejt Shqipërisë që është 62 vite larg. Kosova zhvillon zgjedhje. Kryeministri i Kosovës nuk mban koordinatorë krimi, nuk mbjell kanabis, por ndihmon fermerët të mbjellin grurë. Kryeministri i Kosovës nuk ka sipërmarrje, përkundrazi, qeveria atje lufton...