Mbyllet votmi për zgjedhjen e kreut të PD, Dega Lezhë/ Nis numërimi i votave
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së PD në Lezhë është mbyllur zyrtarisht, pas një dite të qetë dhe me interes të lartë nga anëtarësia. Sipas të dhënave paraprake, në votime kanë marrë pjesë rreth 1 mijë e 200 anëtarë, të cilët kanë ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur drejtuesin e ri të degës. Procesi është zhvilluar pa incidente, ndërsa komisionet kanë nisur menjëherë numërimin e votave. Kjo pjesëmarrje konsiderohet e kënaqshme, duke reflektuar angazhimin e strukturave dhe bazës për drejtimin e ri në degën e Lezhës. Rezultati pritet të shpallet pas përfundimit të numërimit dhe verifikimit të plotë të votave.
Burimi:
syri.net