Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim
Këtë të enjte pas disa seancash radhazi, përfundoi seanca paraprake në ngarkim të ish- presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë në këtë proces. Pas Ilir Metës, në seancën e kësaj të enjte ishte radha e Monika Kryemadhit, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose në alternativë kthimin e akteve për hetim. Të njëjtën kërkesë ka bërë një seancë më parë edhe Ilir Meta.Ndërsa Fatmir Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho përmes avokatëve kërkuan pushimin e çështjes në ngarkim të tyre. Seancën e radhës në 5 mars gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin në lidhje me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çeshtjes për gjykim.
Burimi:
javanews.al