Mbrojtja e Ramës për Ballukun/ Hoxhaj: Kryeministri po mbron veten nga drejtësia

Mbrojtja e Ramës për Ballukun/ Hoxhaj: Kryeministri po mbron veten nga drejtësia

Mbrojtja publike dhe deri në limitet e skajshme që Kryeministri Edi Rama i bëri ish-zëvendëses së tij, Belinda Balluku, shihet si një lëvizje strategjike për të mbrojtur veten dhe për t’i vënë “kapak” sistemit të drejtësisë që ai vetë e krijoi. Sipas analizës së gazetarit Julian Hoxha të bërë në edicionin e pasdites së lajmeve në SYRI TV, ky veprim përbën një ecje “kundër rrymës” dhe në kundërshtim të plotë me propagandën e vetë Ramës për reformën në drejtësi dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë. Prej vitesh, kryeministri ka deklaruar se askush nuk do të jetë i mbrojtur nga drejtësia, por mbrojtja e Ballukut tregon një tjetër realitet. Argumentohet se kur hetimet e SPAK iu afruan “paradhomës” së kryeministrit, ai ndjeu rrezikun real se sistemi që ndërtoi...