Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Mbrojtja e natyrës, prioritet për Shqipërinë dhe BE, Gonzato: Veprime konkrete përtej përafrimit të politikave

Bashkimi Europian rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në mbrojtje të pasurive natyrore, përmes projektit EU4Nature, që synon menaxhim më të mirë të zonave të mbrojtura, planifikim më të zgjuar dhe zbatimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë. Në një kohë kur turizmi po zgjerohet dhe presioni mbi mjedisin e biodiversitetin po rritet, mbështetja e BE-së konsiderohet vendimtare për ruajtjen e bregdetit, lumenjve, pyjeve, lagunave dhe maleve të Shqipërisë. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se projekti EU4Nature mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të vendit. “Projekti EU4Nature mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të Shqipërisë. Megjithatë, edhe autoritetet shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre për të përballuar presionin në rritje mbi zonat e...