Mblidhet sot për herë të parë Bordi i Naftës, çmimet në stratosferë, tallja e Demos: Qeverisë i duhet kohë të reflektojë…

Mblidhet sot për herë të parë Bordi i Naftës, çmimet në stratosferë, tallja e Demos: Qeverisë i duhet kohë të reflektojë…

Bordi i Transparencës në tregun e hidrokarbureve do të mblidhet sot për herë të parë, një javë pas krijimit të tij, në një moment kur çmimet e karburanteve në tregun e pakicës vijojnë të mbeten të larta. Lajmi është konfirmuar nga ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo. I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri Demo tha se bordi është duke mbledhur informacion mbi lëvizjen e çmimeve në bursa dhe tregun e pakicës dhe pritet që brenda ditës të dalë me një vendimmarrje konkrete. Ndërkohë për të shpjeguar më qartë situatën. Bordi ka një javë që është krijuar dhe për një javë nuk kanë mundur që të mbledhin informacione për çmimet në bursa. Maksimumi për të bërë një...