Mblidhet sot Kuvendi! Zgjidhen 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, diskutime për nenin 242

Mblidhet sot Kuvendi! Zgjidhen 5 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, diskutime për nenin 242

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sot Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00. Në fokus do të jetë zgjedhja e 5 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Procesi vjen në një kohë kur gjashtë anëtarëve u ka përfunduar mandati, duke bllokuar funksionimin e Këshillit, i cili aktualisht nuk mund të marrë vendime pa plotësimin e bordit. Konkretisht tre kandidatë janë përzgjedhje e Partisë Socialiste: ish-deputeti demokrat Selami Xhepa, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj dhe Matilda Shehu. Dy kandidatët e tjerë janë propozuar nga kryeministri Edi Rama, përmes aplikimeve të paraqitura në qeveri: ish-ministri Ervin Mete dhe Jonida Prifti. Ndërkohë në rend dite pritet një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Në rend...