Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

Paraditen e kësaj të marte pritet të mblidhet Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimimi i deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre me 30 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare. Demokratët i kanë kërkuar kryetarit Niko Peleshi që mbledhja e sotme të jetë me dyer të hapura. Sipas agjendës së bërë publike nga faqja e Parlamentit, mbledhja e byrosë do të nisë në orën 11:00. Kërkesa e grupit parlamentar të PD-së drejtuar kryetarit Niko Peleshi është firmosur nga Belind Këlliçi, një nga deputetët e përjashtuar nga Sekretariati i Etikës. “I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e...