Mbledhja me drejtuesit politikë, Rama “blindon” Tiranën, ministrat dhe deputetët që do mbulojnë 14 njësitë e kryeqytetit
Teksa një ditë më parë kryeministri Edi Rama mblodhi Asamblenë e PS-së, sot ai vendosi të grumbullojë drejtuesit politikë të qarqeve. Me mbledhjen që nisi në orën 10:00, në selinë qendrore të PS-së, mësohet se kryeministri ka përforcuar njësitë në Tiranë, me drejtues politikë dhe ministra. Në njësinë 1 në Tiranë është emëruar edhe Mirela Kumbaro, ndërsa në njësinë 2 u emërua Blendi Klosi, në njësinë 3 Ervin Demo. Në njësinë 4 u vendos Eduart Shalsi, ndërsa Damian Gjiknuri do të shërbejë në njësinë 11 në kryeqytet, së bashku me Ervin Hoxhën dhe Ulsi Manjën. Në njësinë 6 është shtuar edhe drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku. Arbian Mazniku do të shërbejë në njësinë numër 7. Në njësinë 8 është shtuar Niko Peleshi,...
Burimi:
top-channel.tv