Mbledhja e Kryesisë, Blendi Klosi: Zgjedhje në parti, forcojmë strukturat! Asambleja e PS në 21 Mars (VIDEO)

Mbledhja e Kryesisë, Blendi Klosi: Zgjedhje në parti, forcojmë strukturat! Asambleja e PS në 21 Mars (VIDEO)

foto ilustrim: Blendi Klosi-selia roze TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëgjesin e kësaj të mërkure kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi u shpreh se ky takim u zhvillua në kuadër të procesit zgjedhor dhe organizimit të strukturave të partisë. Po ashtu, njoftoi se më datë 21 mars do të mbahet Asambleja e PS-së dhe se “procesi mund të kurorëzohet më 12 qershor”. Klosi tha se strukturat e PS do të shtrihen edhe në diasporë, kryesisht në vendet ku kishin numrat më të mëdha të votave. “Do të fillojmë me një proces zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të PS, dhe kjo do të fillojë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave, që tashmë është bërë cdo dy vitshëm në PS dhe...