Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik në Kavajë

Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik në Kavajë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme ndërtimin e parkut fotovoltaik në fshatin Rrakull në bashkinë e Kavajës nga shoqëria “Select Energy”, SH.P.K. Siç thuhet në vendim, koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Afati i operimit do të jetë 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Gjithashtu thuhet se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me qëllim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të...