‘Mbledhja e Këshillit Bashkiak anulohet’, opozita: Qytetarët kurbinas ndihen të papërfaqësuar, kjo ‘praktikë’ nuk duhet të vazhdojë
Mbledhja e planifikuar e Këshillit Bashkiak të Kurbinit për datën 30 janar 2026 nuk u zhvillua për shkak të mosplotësimit të korumit, një situatë që sipas opozitës po përsëritet shpesh. Anëtarët e opozitës, Sefedin Lika dhe Albert Ndoci, në një intervistë për mediat, theksuan se mungesa e anëtarëve nuk është shpjeguar, duke e konsideruar këtë mënyrë funksionimi të papranueshme. Ata shprehen se duket sikur lihet që këshilltarët e djathtë të plotësojnë korumin, duke injoruar rolin dhe pjesëmarrjen e opozitës. Në rendin e ditës ishte parashikuar diskutimi për miratimin e ndihmës ekonomike, çka sipas opozitës e bën situatën edhe më shqetësuese. Opozita paralajmëron se do të vazhdojë të braktisë mbledhjet nëse kjo praktikë vazhdon. Mbledhja e radhës është caktuar për datën 3 shkurt. Jashtë kamerave, qytetarët...
Burimi:
syri.net