Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme
Deputeti demokrat Luan Baçi ka deklaruar se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka rënë dakord që pjesëmarrja në komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale është e domosdoshme, pavarësisht mungesës së garancive nga mazhoranca, sipas tij. Në emisionin “3D” në RTSH, Baçi theksoi se opozita nuk duhet të lërë hapësirë për justifikime nga mazhoranca, e cila sipas tij, mund të përdorë mospjesëmarrjen e PD-së si arsye për të vijuar e vetme me reformat. “Pjesëmarrja në Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore nuk ka asnjë garanci nga kjo mazhorancë se do të jetë korrekt, pasi e kanë treguar që dalin nga rruga. Por kanë theksuar të gjithë që pjesëmarrja është e domosdoshme për të mos i lënë hapësirë që këta të justifikohen me mospjesëmarrjen e opozitës në komision...
Burimi:
javanews.al