Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Mbledhja e Emergjencave Civile, Balluku raporton para Ramës: Kemi gjithçka nën kontroll…
belinda balluku TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar situatën e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve intensive të shiut. Pjesë e mbledhjes ishte dhe numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, e cila raportoi në emër të institucioneve në varësi të saj. Balluku tha se aktualisht nuk ka probleme nga HEC-et, ndërsa të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa vështirësitë më të mëdha janë paraqitur në rrugët rurale, mirëmbajtja e të cilave është në varësi të bashkive. “Po e nis nga energjia, kanë qenë më shumë se 1600 punonjës në terren, kryesisht në zonat e prekura, zonat e veriut kanë pasur më pak problematika. OST njofton se të...