‘Mbi 956 mln euro të hedhura në rrugët që shemben’, Vangjeli: Të gjithë në shesh më 28 shkurt për llogaridhënie!
Zëdhënësja e Anti-Korrupsion në PD, Genta Vagjeli ka denoncuar shpërdorimin e miliona eurove të hedhura në rrugë që po shemben. Nga selia blu në një deklaratë për mediat, Vangjeli tha se të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, janë hedhur në asfalte që sot po shembet, po rrëshqet dhe po rrezikon jetën e qytetarëve. Sipas PD, projektet rrugore të propaganduara si “vepra madhore” po rezultojnë simbol i keqmenaxhimit, mungesës së standardeve dhe i dyshimeve serioze për abuzim me fondet publike. Vangjeli u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës të shtunën e 28 shkurtit, ora 18.00 në shesh, kundër asaj që PD e cilëson, abuzim me fonde publike. Deklarata Të paktën 956 milionë euro nga taksat e shqiptarëve janë hedhur në asfalt që sot...
Burimi:
syri.net