‘Mbi 4 orë në komisariat dhe e dhunuan’/ Pasi gjendja e protestuesit u përkeqësua i thanë ik në spital se s’je mirë

‘Mbi 4 orë në komisariat dhe e dhunuan’/ Pasi gjendja e protestuesit u përkeqësua i thanë ik në spital se s’je mirë

Dhunohet nga policia protestuesi beratas Rexhino Pepaj,34-vjeç. Ai mbërriti në mesnatë në Spitalin Rajonal Berat,ku po merr trajtim mjekësor. Rexhino Pepaj është 34-vjeçari nga Berati, që u dhunua mbrëmjen e 24 janarit nga policia,në protestën e opozitës. Anëtar i degës së PD-së Berat,Rexhino u nis pasditen e djeshme drejt Tiranës,për tju bashkuar protestës së opozitës së baahkuar para kryeministrisë. Por, pas mbarimit të protestës, ai u mor zvarrë nga policia, e cila e ka futur në furgon dhe e ka dhunuar, edhe brenda në furgon edhe në ambientet e Komisariatit Nr.1 Tiranë, ku u mbajt 4-orë. Pas mbërritjes në Repartin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Berat, ku po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, Rexhino tregon se gjatë protestës policia i hodhi gaz lotsjëllës me...