Mbeti shtatzënë kur SPAK zbuloi skemën kriminale te AKSHI, Hava Delibashi i shpëton drejtësisë: Gjykata e Posaçme…
Hava Delibashi, ish-zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është liruar dje nga arresti shtëpiak dhe do të jetë me masë sigurie “Detyrim paraqitje”, duke pasur mundësinë të lëvizë e lirë. Shkak për këtë ndryshim të masës së sigurisë është bërë shtatzënia e Hava Delibashit. Ish-numri dy i Agjencisë që kontrollon të gjithë tenderat e shtetit, mbeti shtatzënë pak kohë pasi SPAK zbuloi skemën kriminale në AKSHI dhe ngriti akuzë zyrtare ndaj saj. Gjithashtu, Gjykata e Posaçme i ka bllokuar Hava Delibashit pasaportën dhe ka vendosur ndaj saj masën tjetër të sigurisë “Ndalim i daljes jashtë vendit”, pas frikës se me lirimin nga arresti shtëpiak ajo mund të largohet jashtë vendit. Ish-zëvendësdrejtoresha e AKSHI-t po hetohet veprat penale “shkelje të barazisë në tendera...
Burimi:
sot.com.al