“Mbështetje gjyqësorit, mediave, prokurimeve publike dhe luftës kundër korrupsionit”, publikohet Projektligji i Kongresit Amerikan për Ballkanin perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave, prokurimeve publike dhe luftës kundër korrupsionit”, publikohet Projektligji i Kongresit Amerikan për Ballkanin perëndimor

Kongresi Amerikan ka bërë publik projektligjin lidhur me Ballkanin Perëndimor. Projektligji i titulluar “Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, synon të rrisë tregtinë, investimet dhe mbështetjen politike amerikane për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit, përfshirë mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura. Rritja e tregtisë dhe investimeve amerikane në rajon, veçanërisht në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla. Ulja e varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe burimet e rinovueshme”, janë disa nga pikat e projektligjit. Projektligji është depozituar në Dhomën e Përfaqësuesve në 10 shtator të këtij viti. Në këtë projektligj përfshihen Shqipëria, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kroacia, e cilëson rajonin si kyç për...