“Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare”/ Spiropali takim me ministrin Krichbaum në Konferencën e Mynihut

“Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare”/ Spiropali takim me ministrin Krichbaum në Konferencën e Mynihut

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali është takuar me ministrin gjerman të Shtetit për Evropën Gunther Krichbaum gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i partneritetit mes dy vendeve si edhe integrimi i Shqipërisë në BE. Teksa ka ndarë momente nga takimi në rrjete sociale, ministrja Spiropali thekson se mbështetja e Gjermanisë është vendimtare në avancimin e reformave nga Shqipëria, forcimin e institucioneve demokratike si edhe jetësimin e objektivit: mbylljen e negociatave teknike brenda 2027-ës. “Anëtarësimi në BE është projekti ynë madhor kombëtar, por njëkohësisht edhe një investim strategjik për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi, çka e ka dëshmuar me vepra përmes reformave të guximshme dhe transformimit të vendit.”, shprehet ministrja. Reagimi i...