Mbështetësit e PD “tkurren” para Kryeministrisë, Berisha mbledh një grusht njerëzish në protestë

Mbështetësit e PD “tkurren” para Kryeministrisë, Berisha mbledh një grusht njerëzish në protestë

Në protestën e radhës përpara Kryeministrisë, militanët e PD janë tkurrur edhe më shumë.  Sali Berisha nuk ka arritur që të mblidh me tepër demokratë rreth vetes, pasi shihet se numri i mbështetësve këtë të hënë u tkurr edhe më shumë se në protestat e hershme.  PD kërkon me këto protesta dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë.   Kjo është protesta e gjashtë radhazi e PD, ndërsa një javë më parë PD organizoi protestë kombëtare të parë pas zgjedhjeve të 11 majit.