Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Sot më 22 mars në orën 18:00, opozita organizon protestën e radhës kombëtare në Tiranë, me kërkesa kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Protesta e sotme mbahet në një ditë simbolike për demokratët, duke e lidhur me 22 marsin e vitit 1992, datë historike kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet pluraliste pas rënies së komunizmit. Megjithatë, dita e zgjedhur për protestën përkon edhe me festën e komunitetit bektashi, Sulltan Novruzi. Më herët, në një mesazh në rrjetet sociale, Berisha bëri thirrje që të gjithë shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike, të marrin pjesë në protestën e sotme. Ai e quajti këtë tubim “kryengritjen më të madhe paqësore” të opozitës dhe u kërkoi qytetarëve të...