Mbahet sot Ministeriali i Tiranës për Korridorin VIII, Spiropali: Shqipëria një nga nyjet më të besueshme të këtij projekti
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali nga Ministeriali që po mbahet sot në Tiranë tha se Korridori VIII nuk është thjeshtë një investim, por një domosdoshmëri strategjike. Spiropali mbajti fjalën e saj në nisje të sesionit qendror me praninë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Punët e Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Timčho Mucunski, Zëvendës Ministrit të Jashtëm të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, dhe Ambasadorit të Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban. “Është kënaqësi t’ju kemi sot këtu, në një takim që nuk lidhet thjesht me një vijë në hartë, por me formën e së ardhmes së rajonit tonë. Korridori VIII është ndërlidhja e munguar lindje–perëndim e Ballkanit Jugor. Ai lidh Adriatikun me Detin e Zi, tregjet me...
Burimi:
top-channel.tv