Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist
Sot më 24 mars u mbajt seanca e dytë e gjyqit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe për të akuzuarit e tjerë. Veliaj nuk është paraqitur fizikisht në sallë, duke kërkuar të përfaqësohet nga avokati i tij, ndërsa në seancë është e pranishme avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku. Të pranishëm janë edhe prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado. Veliaj ka thënë se nuk dëshiron që të paraqitet në këtë seancë dhe se dëshiron që të përfaqësohet nga Plarent Ndreca, avokat i tij. Në seancën e parë, treshja e gjyqtarëve të themelit vendosi që t’i dorëzohej dosja Veliajt. Avokati i tij deklaroi se i ishte mohuar një proces paraprak dhe se nuk ishte njohur me aktet që...
Burimi:
javanews.al