“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

“Matchmaker Albania”, Ibrahimaj: 1000 pjesëmarrës nga 40 vende, fokus te marrëveshjet konkrete dhe investimet reale

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi edicionin e dytë të platformës “Matchmaker Albania”, duke theksuar rolin e saj në forcimin e dialogut ekonomik dhe tërheqjen e investimeve në vend. Sipas saj, kjo platformë tashmë po konsolidohet si një nga hapësirat më të rëndësishme për bashkëpunim mes investitorëve, kompanive dhe institucioneve. “Matchmaker Albania” këtë vit mbledh rreth 1000 pjesëmarrës nga më shumë se 40 vende, si dhe mbi 500 kompani investimi. “Edicioni i parë hodhi themele të forta. Në këtë edicion të dytë do të hedhim hapa përpara, kemi fokus të qartë për të pasur rezultate, për ta kaluar nga prezantimi në mundësi për të lidhur marrëveshje konkrete dhe nga ndërveprimi te investimet reale”, deklaroi Ibrahimaj. Ajo bëri të ditur se një nga risitë...