Mashtrimet e Ramës dhe Batonit/ Bllokimi i raportit IBAR për integrimin u paralajmërua në dhjetor

Mashtrimet e Ramës dhe Batonit/ Bllokimi i raportit IBAR për integrimin u paralajmërua në dhjetor

Në dhjetor të vitit të kaluar, në redaksitë e Tiranës mbërriti një lajm. Komisioni Europian kishte paralajmëruar qeverinë e Tiranës se nuk do të miratonte raportin IBAR për të nisur mbylljen e kapitujve të negociatave në rast se Edi Rama do mbronte Belinda Ballukun. Në atë kohë, Edi Rama ishte duke vazhduar përpjekjet për ta zvarritur procesin e vendimit për imunitetin sa më shumë të ishte e mundur. Një variant ishte që të digjeshin afatet kohore dhe kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut të quhej e rrëzuar. Por kur presioni nisi të shtohej, Rama u detyrua të shkonte drejt një vendimi, që do rezultojë fatal për të tashmen dhe të ardhmen e tij politike. Ai mori në mbrojtje Belinda Ballukun, duke nxitur reagimin e...