Mashtrim, drogë dhe armë/ ‘Le Iene’ rrëzuan integrimin dhe ekspozuan një strukturë më të frikshme se narko-shteti
Kur gazetarët e programit investigativ ‘Le Iene’ në Italia Uno nisën punën për të infiltruar një person brenda në një call-center mashtrimesh në Tiranë, kishin marrë disa instruksione se si funksionon këto skema në Qipro. Por ajo që zbuluan në Tiranë do e tejkalonte edhe imagjinatën. Nëse këto qendra telefonike në Qipro e organizonin aktivitetin e tyre skutave dhe në ilegalitet, në Tiranë ky mashtrim kryhej hapur, në mes të kryeqytetit, në zonën e tij më luksoze, i mbrojtur dhe stimuluar nga shteti. Përpara se të niste ‘punën’, gazetari i informon se në Qipro, shifrat e mashtrimeve arrinin deri në 100 mijë euro. Por nga Tirana i mburren se këto shifra arrijnë deri në 1 milion euro për një person. Në total ky mashtrim financiar...
Burimi:
syri.net