Masë turistike’ apo lëvizje diplomatike? Rama heq vizat për Arabinë Saudite dhe Katarin

Masë turistike’ apo lëvizje diplomatike? Rama heq vizat për Arabinë Saudite dhe Katarin

Vendimi i 19 marsit 2026 lejon hyrjen pa vizë të shtetasve të dy vendeve nga 15 prilli deri më 31 dhjetor. Qeveria e paraqet si masë turistike, por koha kur merret vendimi ngre pikëpyetje diplomatike. Nuk është ende e qartë nëse kemi të bëjmë me një masë rutinë për sezonin turistik apo me një lëvizje të llogaritur për të fituar pikë në diplomacinë rajonale, por koha kur është marrë vendimi ngre pyetje që qeveria nuk i ka sqaruar. Më 19 mars 2026, Këshilli i Ministrave ndryshoi vendimin nr. 858, datë 29 dhjetor 2021, duke shtuar Arabinë Saudite dhe Katarin në listën e shteteve, qytetarët e të cilëve lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Shqipërisë për motive turistike, vetëm me pasaportë, nga data 15...