Masat e sigurimit dhe mbipopullimi i paraburgimeve/ Muçi: Sistemi në kolaps pas Reformës në Drejtësi
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV me Sonila Meçon, ka folur për debatet që lidhen me ndryshimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurimit në Kodin e Procedurës Penale. Muçi theksoi se dispozitat që rregullojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit janë ndër pjesët më solide të këtij kodi dhe prej vitesh janë shoqëruar me një praktikë të konsoliduar gjyqësore, të unifikuar me vendime të Gjykatës së Lartë. Sipas tij, tentativa për të ndryshuar vendimin unifikues të vitit 2011 synon të kufizojë më tej përdorimin e masave të arrestit në burg dhe arrestit në shtëpi, ndërsa paralelisht ai ngriti shqetësimin për mbipopullimin e paraburgimeve dhe për ndikimin që, sipas tij, ka pasur reforma në...
Burimi:
syri.net