Masakra nga djegia e gomave – Tymi i zi mbulon Lezhë–Milot, deputeti Gjoni: Situata e përsëritur, institucionet heshtin
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka denoncuar përmes një videoje masakrën mjedisore në superstradën Lezhë–Milot, pranë urës mbi lumin Lumi Mat sot pasdite. Shtëllunga të dendura tymi të zi kanë mbuluar rrugën, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve. Shkak i situatës është djegia e gomave të përdorura, të cilat hidhen pranë brigjeve të lumit dhe më pas u vihet flaka, duke përhapur ndotje të rëndë në të gjithë zonën. Ai thotë se situata përsëritet prej kohësh, ndërsa institucionet përgjegjëse vijojnë të heshtin përballë këtij skandali mjedisor dhe ndotjes që po i bëhet zonës. Reagimi i plotë i Gjin Gjonit: Kjo është pamja pasditen e kësaj të shtune në superstradën Lezhë–Milot, pranë urës mbi lumin Mat, ku shtellunga...
Burimi:
syri.net