Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare
Në fjalën e tij në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla vlerësoi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë si një hap të rëndësishëm strategjik, me fokus të veçantë mbështetjen për diasporën shqiptare në Itali dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve. Balla theksoi rolin vendimtar të komunitetit shqiptar në Itali në proceset demokratike të vendit, duke nënvizuar se diaspora shqiptare në Itali ishte komuniteti me pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhjet e 11 majit, çka sipas tij i dha qeverisë mandatin për të vijuar reformat integruese. “Dhe gjej rastin të falënderoj diasporën shqiptare që jeton në Itali edhe për një fakt tjetër, që ishin edhe numri më i...
Burimi:
javanews.al