“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”
Analisti Flogert Muça ka bërë një analizë mbi qëndrimin aktual të Partisë Demokratike, duke e cilësuar sjelljen e opozitës si një teatër politik. I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, Muça u shpreh se PD ndodhet në një dilemë të madhe midis retorikës së ashpër për “regjimin” dhe uljes në tryeza institucionale me po këtë regjim. Sipas Muçës, kjo sjellje e dyfishtë e bën opozitën të pabesueshme para militantëve të saj. “Militanti i PD-së sheh paradite që drejtuesit thonë se Rama mundet me shesh e ngujim, ndërsa pasdite udhëheqësit ulen prapa kuintave me Damianin dhe Maznikun. Kjo i bën të pabesueshëm,” deklaroi ai. Analisti është i bindur se bojkoti apo përplasjet në komisione janë thjesht fasadë. Ai theksoi se marrëveshja mes palëve tashmë është bërë nën rrogoz. “Kjo...
Burimi:
javanews.al