Maqedonci reagon pas deklaratave të Vuçiçit: Kosova do të forcojë kapacitetet mbrojtëse
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq të bëra gjatë prezantimit të strategjisë “Serbia 2030”, ku ai tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe se aktualisht nuk ka partner për dialog në Kosovë. Maqedonci tha se këto deklarata përbëjnë vazhdim të një narrative politike që mohon realitetin dhe që, sipas tij, synon të mbajë nën tension të gjithë rajonin. Sipas tij, Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran me institucione legjitime të dala nga vullneti demokratik i qytetarëve, duke theksuar se ky realitet është i pakthyeshëm dhe nuk mund të ndryshohet përmes deklaratave politike apo strategjive të brendshme të Serbisë. Ministri i Mbrojtjes ngriti shqetësim edhe për planet e paralajmëruara në kuadër të...
Burimi:
syri.net